12:31 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Dezinfektohet stacioni i autobusëve i Prishtinës

OBSH-ja shpalli dje gjendje pandemike sa i përket shpërndarjes së koronavirusit.

Pas kësaj, Qeveria e Kosovës mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme ku mori dhjetëra masa për parandalimin e këtij virusi.

Për fat të mirë në Kosovë nuk ka ndonjë person të infektuar me koronavirusin, por që masat parandaluese padyshim se ndihmojnë që ky virus të qëndrojë sa më larg.

Pas dezinfektimit që iu bë mbrëmë autobusëve urban në Prishtinë, komuna sot ka ndërmarrë hapin edhe për dezinfektimin e stacionit të autobusëve, transmeton Indeksonline.

Personat përgjegjës për dezinfektim po e kryejnë punën te stacioni i autobusëve, si masë parandaluese për koronavirusin./Indeksonline/