75 Mall Live Search
22:47 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dezinsektohet Podujeva

Sonte po dezinsektohet qyteti i Podujevës. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, njëherit ushtruesi i detyrës së kryetarit Nexhmi Rudari, transmeton IndeksOnline.

“Ditëve të kaluara është realizuar faza e parë e dezinsektimit të hapësirave të jashtme në disa fshatra për eliminimin e insekteve fluturuese (mushkonjave dhe insekteve të tjera), si masë parandaluese e përhapjes së sëmundejeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme.

Kemi vepruar me kujdes të shtuar dhe jemi angazhuar edhe më shumë se viteve të tjera, krejt kjo edhe si masë perventive ndaj pandemisë COVID19″, ka shkruar Rudari në Facebook./IndeksOnline/