75 Mall Live Search
12:37 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

DFC shkarkon shefin e zyrës së Beogradit

Korporata Ndërkombëtare e Financave e Zhvillimit të SHBA-së (DFC) ka shkarkuar John Jovanovic (Gjon Jovanoviqin), drejtorin e zyrës së saj rajonale për Ballkanin Perëndimor, në Beograd.

“Ekziston një menaxhim i ri i zyrës në Uashington që do të vazhdojë të punojë në Ballkanin Perëndimor. Jam i nderuar që duke hapur një zyrë në Beograd, ne kemi vendosur bazat për një angazhim serioz ekonomik të SHBA-së në Serbi dhe rajonin e Ballkani Perëndimor”, tha Jovanoviqi të martën, raporton Tanjugu.

Zyra e Beogradit e DFC-së u krijua nga Qeveria e SHBA-së në shtator, kur Jovanoviqi u emërua si drejtori i saj.

Menjëherë pas marrjes së detyrës në janar, administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden emëroi Dev Jagadesanin si CEO të përkohshëm të DFC-së, duke zëvendësuar Adam Boehlerin.