14:50 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

DFK-ja për nënoficerin Ejupi: Ushtar i mirë i lirisë, aktivist i devotshëm i shoqërisë civile

Rrjeti organizatave joqeveritare “Demokracia fillon këtu”, ka ngushëlluar familjarët dhe të gjithë ata që njohën Baki Ejupin, ushtarin e FSK-së që sot ndërroi jetë.

“Demokracia fillon këtu” deklaruan se ndiehen thellësisht të tronditur dhe të shokuar nga ndarja e parakohshme nga jeta e mikut, ushtarit e aktivistit shembullor, Baki Ejupi.

“Sot u nda nga jeta një ushtar i mirë i lirisë, një epror forcave të armatosura dhe një aktivist i devotshëm i shoqërisë civile i cili me energjinë e tij pozitive ka kontribuar shumë për vendin. Ne do ta kujtojmë me respekt si një aktivist e vullnetar shembullor në shërbim të komunitetit.Në emër të organizatave të shoqërisë civile, si edhe të gjithë anëtarëve të rrjetit “Demokracia Fillon Këtu, përcjellim ngushëllimet më të thella e më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe mbarë qytetarët e Podujevës, për këtë ndarje të parakohshme nga jeta të z. Baki Ejupi. Kontributi i tij do të mbahet mend shumë gjatë për angazhimin e tij maksimal dhe gjithë përfshirës në drejtim të ngritjes së vetëdijes qytetare, aktivizmit qytetarë dhe vullnetarizmit, virtyte këto që i kishte miku dhe bashkëpunëtori ynë Bakiu. Pusho në paqe mik”, thuhet në telegramin ngushëllues, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Ejupi vdiq sot pas përfundimit të stërvitjeve fizike në Mitrovicë./Indeksonline/