75 Mall Live Search
23:02 / E Martë, 19 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Dha sinjale pozitive, Arbër Hoxha: Sa herë futem jap maksimumin, dua të ndihmoj Kombin

Kombëtarja shqiptare zbret në Ligën C të Nations League. Pas humbjes së sotme me rezultatin 1-2 kundër Ukrainës në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë zbresin zyrtarisht një ligë më poshtë. Pas kësaj sfide ka folur sulmuesi Arbër Hoxha.

“Gjithë lojtarët e stolit futemi me 100% tonë sepse dhe trajneri na motivon. Morali i lojtarëve ishte poshtë pasi pësuam dy gola në pjesën e parë. U futëm për të kthyer lojën, shënuam me penallti, krijuam raste por nuk erdhi goli i barazimit.

Sa herë të futem me Kombëtaren, do të jap maksimumin tim përKombin që të ndihmoj skuadër për rezultatet pozitive”, është shprehur Hoxha.