Dhanë ryshfet për tu futur në Kosovë, policia kap vëlla e motër në Vermicë

Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar së bashku me motrën e tij në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, pasi që iu ofruan ryshfet policëve për t’u futur në Kosovë.
“Të enjten në orën 20 e 25 minuta, gjatë kontrollimit të rregullt të dokumenteve për regjistrim në sistemin policor i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë në dokumentat e tij kishte futur dy kartëmonedha në vlerë të 20 eurove, shuma e përgjithshme 40 euro me qëllim që të kalojë kufirin me motrën e tij e cila e ka të ndaluar hyrjen. Personi është shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me prokurorin e shtetit kujdestar për krime të rënda, është iniciuar vepra penale: “Dhënie ryshfeti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kartëmonedhat në vlerë 2 x 20 = 40 eurove janë konfiskuar si dëshmi dhe se bashku me lëndën përcillen në prokurorinë përkatëse.
Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/