19:02 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Leonora Jakupi ka disa fjalë për përplasjen e Dardan Molliqaj dhe Haki Abazit

Mbrëmë pas një debati në televizionin T7 u përplasen edhe fizikisht Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi.

Kjo ngjarje u komentua nga të gjithë në mënyra të ndryshme, derisa kjo nuk i ka ikur as këngëtares së njohur Leonora Jakupi, shkruan Indeksonline.

Leonora ka reaguar përmes një statusi ku edhe ka treguar pakënaqësinë e saj me atë që ka ndodhur. “Çfarë debatesh? Pse nuk ka futboll çdo natë”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.

Ndryshe, sa i përket muzikës, projekti i fundit i Leonores është kënga ‘A m’ke harru’./Indeksonline/