14:32 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Dhelpra e uritur i shkon te dera, vogëlushja kërkon nga familja ta mbaj atë

Fëmijët vërtetë janë të padjallëzuar dhe nuk dinë as të ndjejnë frikë, por vetëm dhembshuri.

Një familjes i kishte shkuar te dera një dhelpër dhe po lëpinte dritaren e dhomës, transmeton Indeksonline.

Në ditë të ftohta, vajzës së vogël të shtëpisë i dhimbset dhelpra dhe i lutet nënës së saj që ta lë të futet brenda.

Ajo i thotë nënës se dhelpra është e uritur dhe jashtë bën ftohtë, derisa kafsha shfaq dhëmbët e mëdhenj dhe rrezikun që ka. /Indeksonline/