75 Mall Live Search
13:07 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / S Z

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Golluboc të Malishevës, ku dy vllezër nga ky fshat kanë mbetur të vrarë. Ndërkaq vrasësi dyshohet se është dhëndrri i tyre nga Komuna e Drenasit.

Detaje lidhur me rastin ka dhënë për Indeksonline zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se të plagosurit janë dërguar në QMF në Kijevë ku dhe është konstatuar vdekja e tyre.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka thënë Elezaj. /Indeksonline/