Dhëndrri i Tahir Batatinës vazhdon kontratën me Llapin

Pas Besar Musollit, Llapi ka njoftuar vazhdimin e kontratës edhe me kapitenin e skuadrës, Benjamn Emini.
Emini i cili është edhe dhëndrri i trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës, ka nënshkruar kontartq të re dy vjeçarte, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra nga Podujeva përmes faqes zyratre në Facebook.
Postimi i plotë:
Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton se kapiteni Benjamin Emini ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy edicionet e ardhshme, deri në verën e vitit 2027.
Kapiteni ynë është rritur me Llapin dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e sukseseve të klubit vitet e fundit në kampionat dhe në garat e Kupës.
Ky vazhdim është dëshmi e përkushtimit të kapitenit Emini ndaj fanellës bardhekaltër dhe vizionit të përbashkët për të udhëhequr ekipin drejt sukseseve.
Me besnikërinë ndaj klubit dhe shpirtin luftarak që e karakterizojnë, kapiteni ynë mbetet frymëzim për çdo lojtar të ri që ëndërron të ndërtojë karrierë në klubin tonë.