22:57 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Dhezet” Pepe, ia siguron fitoren Arsenalit me dy gola

Arsenali ka shënuar fitore si vendas ndaj ekipit portugez Guimares me rezultat 3:2 në minutën e fundit të ndeshjes.

Ishin pikërisht mysafirët që patën epërsinë dy herë por nuk arritën ta ruanin, me “Topçinjtë” që e shkrin dy herë radhazi me Martinellin dhe Pepen që realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Krejt në fund, Pepe shënoi edhe një herë nga gjuajtja e lirë golin e dytë personal dhe të tretin e të fitores për Arsenalin që e qon në tre numrin e fitoreve në po aq ndeshje në Evropa Ligë.

Arsenali mban primatin në grupin F me 9 pikë./Indeksonline/