21:57 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë

Në raste të caktuara, kjo mund të jetë shenjë e një problemi serioz, të cilin vetëm mjeku mund ta diagnostikojë.

Shumë shtatzëna ankohen se kanë dhembje në bark gjatë shtatzënisë. Edhe pse dhembjet e barkut nuk janë të rrezikshme gjatë shtatzënisë, këshillohet që të vizitoni mjekun nëse ndjeni dhembje.

Në raste të caktuara, kjo mund të jetë shenjë e një problemi serioz, të cilin vetëm mjeku mund ta diagnostikojë. Zakonisht dhembjet e barkut ndodhin në periudhën e hershme të shtatzënisë.

Ndonjëherë mund të ndjehet dhembja e cila është e ngjashme me dhembjet menstruale. Kjo mund të jetë paralajmërim që mitra përgatitet të bartë foshnjën për nëntë muajt e ardhshëm.

Megjithatë, që të jeni të sigurta, asnjëherë nuk duhet injoruar këshilla e mjekut për çfarëdo ankese që mund te keni gjatë shtatzënisë. Nëse ndjeni dhembje në bark dhe keni temperaturë, ndjeni ethe, gjakrrjedhje apo ndonjë gjurmë gjaku, kjo mund të jetë shenjë e ndonjë gjendjeje serioze.

Në këtë rast, është e domosdoshme që të vizitoni mjekun që të përcaktojë diagnozën. Për shembull, krahas dhembjeve në bark, keni gjakderdhje, ndjeni dhembje në shpinë, keni marramendje, këto janë simptomat kryesore të shtatzënisë jashtë mitrës sepse qeliza vezë është e forcuar për pjesën e jashtme të mitrës në vend që të përforcohet për kanalin vezorë.

Kjo gjendje zakonisht lajmërohet në periudhën e hershme të shtatzënisë. Nëse nuk diagnostikohet, mund të paraqes kërcënim serioz për shtatzëninë tuaj.

Simptomat të cilat tregojnë për abort, janë po ashtu dhembjet në bark, gjurmë gjaku, gjakrrjedhje, dhembje shpine dhe të tjera. Nëse vëreni që gjurmët e gjakut po bëhen më të mëdha, menjëherë kontaktoni mjekun. Për ndryshe, këto simptoma mund të shpijnë në abort apo në humbje të foshnjës.

Nëse gjendja nuk është përmirësuar, mjeku mund të ju përshkruajë ilaçe për ndalim të gjakrrjedhjes dhe shpëtimin e foshnjës. Shkaktarët tjerë që mund të lajmërohen janë shkëputja e placentës, dhembja në ligamente, rritja e shtypjes së gjakut gjatë shtatzënisë… Shumica e grave të cilat ndjejnë dhembje barku gjatë tërë shtatzënisë, mund të jetë rezultat i zgjerimit të mitrës, gazrave, rritjes së thartirës në organizëm dhe ndonjëherë kapsllëkut.

Largojini dyshimet tuaja duke vizituar mjekun dhe provoni që të qetësoheni gjatë periudhës së shtatzënisë.