Dhimbjet e shpines, parandalimi dhe trajtimi i tyre
Trajtimet pasive ju ndihmojnë që të relaksoheni ju dhe trupi juaj. Ato quhen pasive pasi nuk është e nevojshme që ju të merrni pjesë në mënyrë aktive. Programi i fizioterapisë mund të fillojë me trajtime pasive ndërsa trupi shërohet, por qëllimi është që të kalohet tek trajtimet aktive.
Këto janë ushtrime terapeutike që forcojnë trupin tuaj dhe ju ndihmojnë të parandaloni kthimin e dhimbjes së shpines. Masazhi i thellë i indeve: Kjo teknikë përdoret në rastet e spazmave dhe tensionit kronik të muskujve, të cilat mund te grumbullojnë stres gjatë ditës. Ju mund të keni spazma ose tension të muskujve për shkak të tërheqjeve të muskujve. Terapeuti ushtron presion direkt dhe friksion për të cliruar tensionin në indet tuaja të buta (ligament, tendina, muskuj). Për dhimbjen e kurrizit që shkaktohet prej tensionit të indeve të buta, masazhi është shumë i dobishëm.
Terapitë me nxehtësi dhe të ftohtë: Fizioterapeuti zgjedh ndërmjet terapisë me nxehtësi dhe asaj të ftohtë. Duke përdorur nxehtësine, terapeuti synon që të grumbullojë më tepër gjak në zonën e prekur pasi rritja e qarkullimit të gjakut sjell më shumë oksigjen dhe ushqyes të tjerë në atë zonë. Gjaku është gjithashtu i nevojshëm për të larguar mbetjet e krijuara prej spazmave të muskujve, dhe ndihmon ne shërim.Terapia me të ftohtë, e quajtur gjithashtu krioterpia, ngadalëson qarkullimin, duke ndihmuar uljen e inflamacionit, spazmat e muskujve dhe dhimbjen. Mund të vendosni një pako të ftohtë që vendoset në zonën e prekur ose mund t’ju jepet një masazh me akull. Pas terapisë me të ftohtë, terapeuti mund të punojë me ju për të tërhequr muskujt e prekur.
TENS – Transmetimi (nëpërmjet lëkurës) elektrik për stimulimin e nervave:Pajisja TENS stimulon muskujt tuaj nëpermjet rrymave të të ndryshueshme por të sigurta elektrike. TENS ndihmon të reduktojë spazmat e muskujve dhe mund të rrisë prodhimin e endorfinës në trup (luftuesi natyral i dhimbjes).
Ultratingulli (Ultrazeri terapeutik): Duke rritur qarkullimin e gjakut, ultratingulli ndihmon për të reduktuar spazmat e muskujve, ngërcet, enjtjet, bllokimet dhe dhimbjet. Kjo bëhet duke dërguar valë tingujsh thellë në indet e muskujve, duke krijuar një nxehtësi të lehtë që përmirëson qarkullimin dhe shërimin.