15:30 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dhjetë amerikano-latinët më të paguar të vitit

Në ditët e sotme ka një klasifikim për gjithçka e për gjithkënd. Në aspektin financiar askush më mirë se Forbes nuk i përpilon më mirë këto renditje.

Këtë radhë revista prestigjioze ka përcaktuar 10 personalitetet amerikano-latine më të paguar për vitin 2017 në të gjitha fushat.

Sipas Forbes, shifra totale e përfituar prej tyre gjatë këtyre 12 muajve arrin në 404.3 milionë dollarë dhe në krye të klasifikimit qëndron Lionel Messi me 80 milionë dollarë të fituar gjatë këtij viti, shifër që në fund të sezonit mund të shkojë në 130 milionë dollarë nëse ai do të mund të përfitojë të gjitha bonuset e përcaktuara në kontratën e tij të re me Barcelonën.

Përveç kësaj, Forbes e ka vendosur argjentinasin në vendin e 14 mes 100 personaliteteve më të pasura të botës, ndërkohë që ai kryeson edhe listën e 10 sportistëve më të paguar të këtij viti, transmeton Top Channel.

Në vendin e dytë të këtij klasifikimi ndodhet komiku Louis C.K., i cili është shumë larg Messit me 52 milionë dollarë të fituara.

E treta në renditje është aktorja Sofia Vergara që ka mundur të fitojë 41.5 milionë dollarë, shifër e siguruar kryesisht nga kontratat publicitare.

 Vendi i katërt mbahet nga këngëtari Bruno Mars me 39 milionë dollarë.

 Ai ndiqet nga një tjetër artiste femër, Jennifer Lopez, në vendin e pestë. Këngëtarja portorikane gjatë këtij viti ka arritur të përfitojë 38 milionë dollarë.

 Messi nuk është i vetmi sportist amerikano-latin që figuron mes më të paguarve.

 Në klasifikimin e Forbes ndodhet edhe basketbollisti i Oklahoma City Thunder, Carmelo Anthony.

 Pason braziliani Neymar i Paris Saint Germainit dhe tre yje të bejsbollit, mes të cilëve venezuelasi Miguel Cabrera.