Dhjetë gjërat, që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Barcelonës

Barcelona tashmë është bërë me trajner të ri.
Mbrëmë në orët e vona, Barcelona ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Ernest Valverde si edhe disa minuta më vonë e zyrtarizoi trajnerin e ri, Quique Setien.
Trajneri spanjoll nga Santaderi, ka nënshkruan deri më 30 qershor 2022 dhe do ta marrë punën e lënë në gjysmë nga Ernesto Valverde.
Barcelona i ka publikuar 10 gjërat, që tifozët e këtij klubi duhet t’i dinë për trajnerin e ri.
1) Fillimet e tij në futboll ishin në futbollin e madh, por në atë të rërës apo siç njihet i plazhit.
2) Në Racing Santanderi, ai njihet si “El Maestro”, dhe është një nga idhujt e klubit për shkak të kaluarës së tij atje si lojtar. Ai luajti për 14 sezone (dy periudha), dhe gjithashtu drejtoi skuadrën si trajner në sezonin 2001/02, duke arritur t’i kthente në La Liga.
3) Setién është trajneri i tretë nga rajoni i Cantabriaa në historinë e Barçës, pas Enrique Orizaola (1961) dhe Laureano Ruiz (1976).
4) Setién u përball me Barcelonën 22 herë si lojtar, duke marr 5 fitore, 5 barazime dhe 12 humbje dhe shënoi dy gola. Një herë në ndeshjen Barça – Logroñés (2-1, sezoni 1990/91) dhe gjithashtu në ndeshjen Racing – Barça 1994/95 (5-0).