17:34 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / AR

Dhjetë hitet e Ermalit, një dekadë me plot hite në estradë

Ermal Fejzullahu është njëri nga këngëtarët më të kërkuar edhe sot në tregun muzikor.

Fillimisht i njohur si djali i Sabriut, Ermali arriti që me punë e përkushtim të shndërrohet në një nga këngëtarët e preferuar duke qenë “makineri” e hiteve.

Shumë hite të tij në dekadën e fundit mbesin në mbamendje të publikut, posaçërisht fansave të shumtë të tij.

Miliona klikime dhe dëgjime kudo për shqiptarët në botë, e mbajnë edhe sot Ermalin si yllin e estradës.

Përveç plot hiteve solo, Ermali ka arritur të ketë shumë bashkëpunime të suksesshme me këngëtarë të estradës shqiptare./Indeksonline/