75 Mall Live Search
17:41 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Dhjetë persona të lënduar nga aksidenti mes autobusit e kamionit në Gjakovë

Indeksonline raportoi sot për një aksident në Rakovinë të komunës së Gjakovës, ku u përfshinë një autobus dhe një kamion.

Detaje për Indeksonline ka dhënë zëdhënësja e Policisë së rajonit të Gjakovës Lirije Beqiraj-Podrimaj.

“Në ora 16:25 stacioni policor Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë. Patrullat e Policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Në  aksident janë të përfshirë një kamion dhe një autobus”, ka theksuar Beqiraj Podrimaj.

Ajo ka bërë të ditur se në aksident kanë mbetur të lënduar dhjetë persona.

“Dhjetë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, tetë prej tyre janë liruar pas trajtimit mjekësore, ndërsa dy vazhdojnë tretmanin mjekësorë në spitalin rajonal ‘Isa Greza’ në Gjakovë”, ka përfunduar Beqiraj-Podrimaj. /Indeksonline/