10:04 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Dhjetë të vdekur nga zjarret në Kaliforni

Nga zjarret në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara e kanë humbur jetën dhjetë vetë.

Të ndihmuara nga erërat e fuqishme, zjarret i kanë detyruar më se 20 mijë njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre, ndrësa janë shkatërruar qindra shtëpi dhe biznese.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonet në Karolinën Veriore, që janë të njohura për prodhimin e verës, Napa, Sonoma dhe Juba.

Zjarret dhe tymi e kanë përfshirë gjithë rajonin,

Patrulla e Autostradave në Kaliforni tha se një numër i rrugëve janë mbyllur./rel