Dhjetëra borxhlinj shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit

Dhjetëra konsumatorë janë shkyçur dje dhe sot nga rrjeti i ujësjellësit.
Lajmin e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, shkruan IndeksOnline.
Sipas KRU “Prishtina”, konsumatorët komercialë kishin borxhe të papaguara nga 500 deri në 20 mijë euro.
Shkyçja e ujit për konsumatorët borxhlinj u bë në lagjen Sofali, në rrugën “Isa Kastrati” dhe rrugën “Rrahim Beqiri”.
“Mos e lë borxhin të rritet – paguaj tani dhe siguro furnizim të qëndrueshëm!” është apeli i KRU-së./IndeksOnline/