Dhjetëra konkurse të anuluara, institucionet po funksionojnë me ushtrues detyre përtej afateve ligjore
Prej disa muajsh, Qeveria e Kosovës është në detyrë, ndërsa situatë e ngjashme po vërehet edhe në shumë institucione dhe agjenci shtetërore, ku pozitat udhëheqëse po mbahen nga ushtrues detyre (u.d.), raporton Indeksonline.
Së fundmi, në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave janë publikuar dhjetëra konkurse të anuluara, për shkak se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbyesve Civilë (KPMSHC), ka konstatuar se janë shpallur nga u.d.

Në lidhje me këtë çështje, ish-ministri i Financave, Haki Shatri, në një prononcim për IndeksOnlinen, ka deklaruar se vendimet e marra nga ushtrues detyre (u.d.) janë në kundërshtim me ligjin dhe se pozitat me u.d nuk mund të mbahen për më shumë se 6 muaj.
Ai po ashtu ka treguar se mund të jetë edhe arsyet tjetër që po mbahen me u.d pozitat me rëndësi. /Indeksonline/
Më poshtë deklarata e plotë e Shatrit:

