“Dhjetëra makina me targa të Shqipërisë drejt Kosovës, detyrohen të paguajnë taksën”
Edhe pse janë nisur për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti që goditi Shqipërinë të martën, qytetarët po përballën me pagimin e taksë së autostradës në pikën kufitare.
Këtë shqetësim e ka shprehur edhe këngëtari, Genc Prelvukaj përmes një statusi në Facebook, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se taksa rrugore nuk është larguar përkundër deklarimeve që është tërhequr, makinat me targa të Shqipërisë që janë nisur drejt Kosovës janë të obliguar të bëjnë pagesën.
“Ndërsa po flisnim….Taksa rrugore nuk është larguar as në këtë gjendje.
Ka me dhjetëra makina te mbushura plot, me targa te Shqipërisë, qe ikin drejt Kosovës dhe duhet te paguajnë. Imagjinoni : ne ikje e sipër.
Kjo është ndihma qe ju jep shteti.
Ky është donacioni 1.5 Milionë qe normalisht mblidhet duke u plaçkitur qytetari. Mos të flasim për pagesën e automjeteve me targa te Kosovës qe kane sjellur ndihma ne Shqipëri dhe detyrohen te paguajnë për mirësinë e tyre”, shkruan Genc Prelvukaj./Indeksonline/