Dhjetëra mjete lundruese të bllokuara në jug të vendit, 18 persona shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Gjatë një jave në jug të vendit janë bllokuar dhjetëra mjete lundruese.
Ndërkohë që 18 persona, shqiptarë dhe të huaj janë shpëtuar në det, pas problemeve.
Përmbledhje një javore:
-36 mjete lundruese të bllokuara, nga Ksamili në Koman.
-18 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) u shpëtuan në det, përmes ndërhyrjes së Policisë Kufitare.
-Gjatë javës së fundit, janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 janë bllokuar për Shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.
-Mjetet e bllokuara janë 24 Jet Ski, 5 Skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.
-13 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.
-Ndërkohë nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 10 raste për t’u ardhur në ndihmë 18 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.