18:42 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dhjetëra pjesëtarë të Transfuzionit të Gjakut infektohen me Covid-19

Numër i madh i pjesëtarëve Transfuzionit të Gjakut janë infektuar me Covid-19.

Indeksonline mëson se numri i të prekurve nga ky virus është 40.

Image may contain: 1 person

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.869 raste nga 39.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 303 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.