Dhjetëra profesionistë i bashkohen AAK-së, Haradinaj: Jam mirënjohës për besimin
Ka shumë qytetarë, në mesin e tyre profesionistë të fushave të ndryshme, që po i bashkohen AAK-së ditëve të fundit.
Kryetari i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, ka prezantuar si aderime edhe dhjetëra emra profesionistësh që kanë vendosur të jenë pjesë e AAK-së para zgjedhjeve që po vijnë.
“Jetësimi i konceptit 100% shtet kërkon kuadra që shquhen për dije dhe përkushtim, profesionistë të zotë, e studentë me perspektikë, që po na bashkohen përditë, për ta konfirmuar vazhdimësinë e transformimit të vendit”, ka shkruar Haradinaj.
Emrat që i janë bashkaur AAK-së sot janë:
Xhafer Selimi – Profesori universitar i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe;
Dr. Mirjeta Berisha dhe Arjanita Shaka – Specialiste të sëmundjes së dhëmbit me endodonci;
Burhan Arifi – Specialist i ortodoncisë;
Pajtim Hasani – Profesor i Gjuhës Angleze;
Krenar Mushica, Merva Gjigolli, Valeza Suka, Mehmet Isufaj, Visar Kokolli, Anila Berkolli, Rinor Bllaca e Blinda Bytyqi- Ekonomistë;
Margarita Elshani – Juriste me master në drejtimin penal;
Valdete Kadriaj, Eltina Sedolli e Flamur Kabashi – Studentë të juridikut;
Besnik Alaj – Menaxher; Labinot Berkolli – Fakulteti për Doganë e Shpedicon;
Blerta Hajrizi – Studente e mjekësisë;
Granit Berkolli – Shkencat Kompjuterike;
Fidane Gjigolli – Shkencat Matematikore;
Fitore Havolli – Orientaliste;
Muhamet Havolli – Shef prodhimi;
Leonita Berkolli – Studente e informatikës;
Betina Bytyqi – Mjeke;
Diturie Bytyqi, Blerta dhe Elona Hajrizi – Fizioterapeute;
Granit Bllaca – Student i shkencave politike në Austri.
Haradinaj është shprehur mirënjohës për besimine tyre.