Dhjetëra qytetarë të Istogut e kaluan natën në QKMF, kryeministri i viziton që në mëngjes

Duke parë gjendjen e rënduar nga vërshimet, kryeministri Kurti së bashku me dy ministrat e tij ka shkuar në Istog.
Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes Armend Meha dhe atë të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, fillimisht kanë vizituar fshatin Drejë, njërin prej fshatrave më të prekura nga vërshimet.

Ai është pritur nga i pari i kësaj komune Ilir Ferati, me të cilin më pastaj kanë shkuar në Qendrën e Mjekëisë Familjare në Istog, ku momentalisht janë strehuar mbi 30 persona të fshatit Zallq.
Gjendja në Istog as sot nuk duket aq e mirë, pasi momentalisht tetë fshatra janë të prekura nga vërshimet. /IndeksOnline/



