Dhjetëra takime, zero marrëveshje – ‘Koalicioni i Shpresës’ i pashpresë
“Liderët janë pajtuar që të shpeshtojnë takimet, deri në një marrëveshje” , është fraza që e kemi dëgjuar më së shpeshti në muajin e fundit.
Dy partitë LDK dhe LVV që nga 6 tetori nuk po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për arritjen e një koalicioni qeverisës, shkruan Indeksonline.

Përkundër dhjetave takime, dy partitë duket se nuk po arrijnë të tejkalojnë barrikadën e postit të presidentit.
Takimet disa orësh nuk po ju kryejnë punë dy partive që i kanë shpeshtuar takimet ndërmjet vete por pa asnjë rezultat.
‘Koalicioni i Shpresës’ siç po e quajnë vetën dy partitë, duket se po kalon në një krizë.

Gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje publikoi një sondazh ‘kërcënues’ ndaj LDK-së. Aty thuhej se nëse shkohet këtë të diel në zgjedhje, atëherë LVV do t’i ketë 42%, kurse LDK vetëm 21%.
‘’Po dërgohen mesazhe të gabuara prej Vetëvendosjes. Nuk e hamë atë fore ne.” , u shprehë zyrtari i LDK-së, Arben Gashi dje pas publikimit të sondazhit.
Ndërsa deputeti i ri LVV-së, Hekuran Murati e ‘kërcënoi’ LDK-në me afat kohor.
“Edhe pritja ka një kufi”, u shprehë ai.
Kurse zyrtari tjetër i LDK-së, Imri Ahmeti për Indeksonline u shprehë se duhet llogaritur që edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, rezultati do të jetë i njëjti sikurse i 6 tetorit.
“Është çështje e tyre se çfarë arsye dhe çka mendojnë me këtë situatë. Duhet llogaritur që edhe pas zgjedhjeve janë këto që janë në kuptimin e rezultateve të fundit, mund të lëvizë plus apo minus kurdoqoftë, por nëse ka tendencë të ndërrohen partnerët pas zgjedhjeve është çështje tjetër.” , tha Ahmeti.
Mbledhja e Konstituimit te Kuvendit do të jetë me 26 tetor. Nëse nuk formohet koalicioni deri me atë datë, atëherë ekziston rreziku permanent që të kemi zgjedhje në vitin 2020./Indeksonline/
