Dhjetëra të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6 ballë në Indonezi

Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi rajonin qendror të Sulawesi në Indonezi të dielën në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra personave, sipas Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive.
Sipas deklaratës zyrtare, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash dhe tronditi rajonin Poso, ndërsa u ndje edhe në zonat përreth. Deri më tani janë raportuar 29 persona të plagosur, prej të cilëve dy në gjendje kritike.
Indonezia ndodhet në të ashtuquajturin “Unaza e Zjarrit e Paqësorit”, një zonë shumë aktive sizmike ku takohen pllakat tektonike të Tokës, gjë që e bën vendin një nga më të rrezikuarit nga tërmetet në botë.
Autoritetet lokale janë në gatishmëri për ndihmë dhe evakuim nëse do të ketë pasgoditje apo situata të tjera emergjente.