Dhjetëra të vrarë nga sulmi me raketa në Mykolaiv të Ukrainës

Dhjetëra persona janë vrarë nga një sulm me raketa ruse në kazermat e ushtrisë ukrainase në Mykolaiv.
“Fatkeqësisht ne patëm një sulm të madh, sulm me raketa në Mykolaiv. Dhjetëra njerëz janë vrarë”, tha për BBC deputeti ukrainas, Oleksiy Honcharenko.
“Dhjetëra janë të plagosur dhe ne po flasim për raketa, raketa balistike”.
Ukrainasit thuhet se po vazhdojnë të mbrojnë qytetin, me forcat ruse të grupuara jashtë, në verilindje.
Mykolaiv, i cili është vendimtar për planet e Rusisë për të marrë qytetin Odessa, ka frenuar një ofensivë ruse përgjatë bregut të Detit të Zi.
“Mykolaiv po lufton ashpër në terren dhe nuk po dorëzohet. Rusia thjesht nuk mund ta duronte, kështu që ata filluan terrorin kundër banorëve vendas, civilëve”, shtoi Honcharenko.