Dhjetëra viktima në qytetin ukrainas/ Rubio për sulmin rus: Tragjike

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka reaguar për sulmin rus në qytetin ukrainas Sumy me dhjetëra viktima.
Ai deklaroi se sulmi rus ndaj Sumy-t është një “kujtim tragjik” dhe një arsye pse presidenti Trump dhe administrata e tij po i kushtojnë kaq shumë kohë dhe përpjekje për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të arritur paqen e qëndrueshme.
Rubio shton se SHBA-ja shpreh “ngushëllimet më të thella” për viktimat e sulmeve me raketa.