Dhjetori i artë për Liverpoolin – 8 ndeshje, 8 fitore, 3 gola të pranuar dhe 23 gola të shënuar
Liverpooli e ka përmbyllur vitin 2018 në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ani pse jo me ndonjë sukses të madh sezonin e kaluar, këtë sezon, ”Të Kuqtë” e kanë nisur më të fortë se kurrë.

Pas 20 ndeshjeve në Premier League këtë sezon, skuadra e Jurgen Klopp nuk e ka shijuar ende humbjen, transmeton IndeksOnline.
Madje, skuadra nga Marseyside janë në krye të renditjes tabelare, me një diferencë prej nëntë pikësh nga vendi i dytë.
Muaji aktual, dhjetori, ishte thjesht mbresëlënës për Xherdan Shaqirin dhe për bashkëlojtarët e tij.

Këtë muaj, Liverpooli zhvilloi gjithsej tetë ndeshje, ku në të gjitha prej tyre mori pikë të plota.
Nga këto ndeshje, Liverpooli pësoi vetëm tre gola, për shkak të një mbrojtje të çeliktë me në krye me Virgil van Dijk.
Edhe Shaqiri e kreu punën e tij aq sa mundi këtë muaj, ku veqohet dopieta e tij ndaj Manchester Unitedit dhe goli ndaj Newcastles./IndeksOnline/
