Dhjetori pa pagesë/ Trafiku Urban në Prishtinë me njoftim për ata që kanë bileta mujore

Trafiku Urban në Prishtinë ka dhënë informacione në lidhje me vendimin që ka marr Komuna, që muaji dhjetor për ata që shfrytëzojnë trafikun publik, të jetë pa pagesë.
Ky është njoftimi lidhur me biletat mujore:
Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar përmes njoftimit publik, Kryetari i Komunës së Prishtinës ka marrë vendim që transporti publik me autobusët e Trafikut Urban të jetë papagesë gjatë muajit dhjetor, andaj të gjithë ata që kanë blerë bileta mujore mos të kenë shqetësim sepse do të ofrohet zgjidhje sipas njoftimit në vazhdim:
– të gjithë ata që kanë blerë biletë mujore në kioskat e Trafikut Urban, sot me datë 30.11.2020, do t’u kthehen paratë aty ku e kanë blerë biletën,
– të gjitha ata qe kanë bileta mujore të vlefshme, do t’u kompensohen ditët e pashfrytëzuara kur të përfundon udhëtimi pa pagesë, atëherë do të vazhdohen.
Udhëtim të mirë dhe faleminderit për mirëkuptim!