75 Mall Live Search
17:20 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dhjetra armë të konfiskuara për gjashtë muaj në Gjakovë, Policia bën apel “Festo me zemër, jo me armë”

Dasmat në Kosovë jo rrall herë shoqërohen edhe nga të shtënat e armëve, gjë e cila edhe i rrezikon qytetarët.

Për të parandaluar përdorimin e armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, policia ka ngritur angazhimin e saj.

Policia tregoi se vetëm në rajonin e Gjakovës janë konfiskuar mbi tridhjetë armë të mbajtura pa leje dhe një sasi e konsiderueshme e municionit.

Prandaj Policia i apelon qytetarët që të ju shmangen veprimeve të tilla, sepse paraqesin rrezik për qytetarët në përgjithësi./Indeksonline/.