23:32 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / AR

“Dhoma e ferrit”, pamjet në vendin ku Babis vrau 20-vjeçaren dhe inskenoi grabitje nga shqiptarët

Fotografitë në dhomën ku u vra 20-vjeçarja Caroline në Glyka Nera të Greqisë janë publikuar nga protothema.gr.

Pamjet, të cilat përfshihen në dosjen e çështjes, përshkruajnë skenën e vdekjes, por edhe lëvizjet e pilotit 32-vjeçar në agimin fatal të 11 majit.

Në foto shfaqet dhoma horror, ku gjithçka është kthyer përmbys, pasi Babis inskenoi grabitje nga shqiptarët.

Në shtrat shihet celulari i tij, pajisjen që në fund e tradhtoi, sirtarët e përmbysur.

Ndërsa shihen edhe pjesët e ngjitësit izolues që ai ka përdorur për t’i lidhur duart gruas që vrau.

Në skajin tjetër të dhomës së gjumit, ka një ambazhur të hedhur dhe të ndezur, pranë krevatit të Lidias së vogël.

Në fotot e tjera shihet krevati i vogëlushes, të cilën Babis Anagnostopoulos nuk kishte bërë ndërhyrje, ndërsa në pamje të tjera shihet shkalla prej druri që të çon në dhomën e lojërave dhe palestrën nëntokësore, ku është parkuar motori i pilotit.

Atje, vrasësi kishte fshehur bizhuteritë e Caroline, për të përforcuar versionin e grabitjes, por që në fund doli zbuluar.