Dhoma e Messit në Katar shndërrohet në muze

Universiteti i Katarit ka njoftuar se do ta shndërrojë dhomën ku ka qëndruar lojtari argjentinas Lionel Messi gjatë Kupës së Botës në një muze të vogël.
Kampusi universitar ishte kampi bazë i Argjentinës gjatë 29 ditëve të turneut dhe i kishin bërë disa gjëra argjentinase, për t’i bërë lojtarët të ndjeheshin si në shtëpi.

Ndërkohë, Argjentina e fitoi Kupën e Botës, për herë të tretë në histori, pasi në penallti e mposhti Francën.
Në këtë kampionat më së shumti u dallua Messi, i cili shënoi shtatë gola dhe asistoi katër të tjerë, duke edhe u shpallur në fund lojtari më i mirë.