16:31 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Dhoma e Përfaqësuesve nis mbledhjen për diskutimin e artikullit të fajësimit për Donald Trump

Dhoma e Përfaqësuesve është mbledhur për herë të dytë, për të marrë vendimin për largimin e presidentit Trump.

Dhoma do të fillojë të debatojë mbi vendimin për parametrat e fajësimit përpara se të marrë dy vota procedurale. Ligjvënësit demokrat janë të gatshëm të shpallin fajtorë presidentin Trump, pas protestave të dhunshme të 6 janarit.

Demokratët kanë një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, kështu që pritet të kalojë vendimi për fajësimin e Trump-it

Trump mund të bëhet presidenti i vetëm në histori që do të fajësohet dy herë. Pesë ligjvënës republikanë, duke përfshirë udhëheqësen e rangut të tretë  të Dhomës, Liz Cheney nga Wyoming, njoftuan se do të votonin për të hequr nga detyra.

Udhëheqësi i shumicës së senatit Mitch McConnell gjithashtu mbështet lëvizjen e demokratëve për të filluar procedurat e fajësimit kundër Trump dhe është shprehur i zëmëruar për veprimin e tij.

Do të ketë një orë debat mbi akuzat ndaj Trump të ndarë midis dy palëve. Mw pas ligjvënësit do të votojnë për fajësimin e Trump. Më pas do të kalojë në dy orë debat mbi vetë artikullin e fajësimit. Votimi përfundimtar për fajësimin duhet të zgjasë rreth një orë.

Dhoma votoi të martën vonë për të miratuar një rezolutë që i kërkon Zëvendës Presidentit Mike Pence të kërkojë ndryshimin e 25-të për të hequr Presidentin Trump nga detyra.  Votimi (223-205) u pa si simbolik sepse Pence tashmë ka thënë se ai nuk do të merrte si  veprim.