22:01 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Dhoma e Përgjimeve, Nitaj: Është shqetësuese heshtja e Vjosa Osmanit

Zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj thotë se është shqetësuese se si po heshtë kryeparlamentarja, Vjosa Osmani lidhur me pretendimet për hyrjen e paautorizuar të zyrtarëve të VV-së në dhomën e përgjimeve në PTK.

Shkrimi i tij ne Facebook:

Eshte shqetesuese heshtja e Kryeparlamentares se Kuvendit te Kosoves lidhur me pretendimet per hyrjen e paautorizuar ne departamentin e pergjimeve brenda Telekomit te Kosoves, veprim qe cenon rende te drejtat dhe lirite e qytetareve dhe sigurine e shtetit, ndersa gjen kohe te reagoje per te gjitha zhvillimet qe mbeshtesin qendrimin politik te LVVs.