75 Mall Live Search
08:50 / E Premte, 30 Janar 2026 / Z S

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportuese të vendeve të rajonit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, ka mirëpritur heqjen e bllokadave nga kompanitë transportuese të vendeve të rajonit.

Sipas njoftimit për media në reagim thuhet se ky është një hap pozitiv drejt normalizimit të qarkullimit të mallrave dhe funksionimit të zinxhirëve të furnizimit për bizneset kosovare, pasi këto bllokada shkaktuan vonesa të konsiderueshme në import dhe eksport, rritje të kostove operative për kompanitë dhe pasiguri për sektorë të tërë ekonomikë në vend.

DHTIK-ja thekson se është e domosdoshme që institucionet e Kosovës bashkë me ato të rajonit dhe BE-ja, të angazhohen për zgjidhje afatgjatë, të cilat do të ndikonin në parandalimin e përsëritjes së situatave të ngjashme në të ardhmen.

Dhoma do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet dhe të bashkëpunojë me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë për mbrojtjen e interesave të komunitetit të biznesit në Kosovë.