75 Mall Live Search
09:31 / E Premte, 25 Korrik 2025 / Z S

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thërret konferencë të jashtëzakonshme shtypi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thirrur një konferencë shtypi.

Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në sheshin “Skenderbeu” me fillim nga ora 12:00, teksa arsyeja nuk është bërë e ditur.

Kujtojmë se ditën e djeshme Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar bizneset që aktualisht janë duke u furnizuar me rrymë nga KEK-u si furnizues i mundësisë së fundit, që nëse nuk lidhin kontrata me furnizues afatgjatë të licencuar do të mbesin pa rrymë pas 30 korrikut.

ZRRE-ja u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve të prekur që pa vonesë të kontaktojnë një furnizues të licencuar dhe të nënshkruajnë marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike.

Dhoma e Tregtisë disa herë ka kaluar anulim të vendimit të ZRRE-së për kalim të bizneseve në treg të hapur energjetik./Indeksonline/