75 Mall Live Search
11:07 / E Enjte, 03 Prill 2025 / MSH

Dhoma e Tregtisë reagon pas taksave që ka vendosur Trumpi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë deklaron se ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, që t’i vendosë eksporteve nga Kosova taksën prej 10%.

Sipas DHTIK-së, ky vendim pritet ta godas edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejtë SHBA-ve ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit.

“Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në dhjetor 2024, eksportet tona ishin 3.5%, përderisa në muajin janar dhe shkurt 2025, ato ranë në 2.8, përkatësisht 2.5% në muajin shkurt të këtij viti.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka kohë që ka alarmuar për një vendim të tillë dhe ka kërkuar nga institucionet që të shfrytëzojnë kanalet diplomatike për të mos ndodhur ky vendim”, thuhet në reagimin e tyre.

Nga Dhoma e Tregtisë i kanë bërë thirrje qeverisë që t’u dalë në ndihmë bizneseve që preken prej këtij vendimi.