DhTIK dhe Ambasada e SHBA-së thellojnë bashkëpunimin për zhvillim ekonomik
Kryetari i Bordit të DhTIK-së, Skender Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti, u pritën në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga zyrtarja komerciale, Rama Muhammed.
Gjatë takimit, kryetari Krasniqi prezantoi aktivitetet e ndërmarra nga DhTIK në përkrahje të bizneseve dhe falënderoi SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite.
Drejtori Ahmeti theksoi rëndësinë e veçantë që ka bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe SHBA-ve, duke nënvizuar se zhvillimet e fundit përbëjnë një sinjal shqetësues për klimën e biznesit në vend.
Nga ana e saj, znj. Muhammed falënderoi drejtuesit e DhTIK-së për informacionet mbi situatën aktuale ekonomike dhe sfidat e bizneseve.

