DHTIK: Me MFPT-në s’kemi marrë asnjë vendim për pagën minimale
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka deklaruar se në takimin e thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale.
Sipas DHTIK-së, takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështje.
“DHTIK-ja nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ka kërkuar që një vendim i tillë duhet të merret vetëm atëherë kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe fuqiplota, të bëhet një analizë e thelluar e gjendjes ekonomike, dhe propozimi për pagën minimale të vijë përmes Këshillit Ekonomiko-Social, e jo përmes Ministrisë së Financave”, thuhet në reagim të tyre.
Sipas DHTIK-së, marrja e vendimit ad-hoc “vetëm sa do të vështirësojë situatën ekonomike, ku më të dëmtuarit do të jenë qytetarët”.

