13:36 / E Martë, 30 Maj 2023 / L K

Dhuna mbi forcat e NATO-s, Berisha: Dënoj aktin luftënxitës të Beogradit

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi videon e dhunës barbare ndaj forcave të KFOR-it në veri të Kosovës.

Berisha tha se ky është një akt i hapur luftënxitës.

“Dhunë kriminale e falangave të Putinit të vogël kundër ushtarëve të NATO-s në detyrë.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të hapur luftënxitës të Beogradit!,” shkruan Berisha.