10:55 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dhuna ndaj grave, arrestohen 3 persona nga këto komuna

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar edhe për dhunë familjare në vendin tonë.

Në Istog, një femër – shtetaze e Shqipërisë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

Për dhunë në Polici ka raportuar edhe një femër nga Zveçani, shkruan IndeksOnline.

Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht. Nuk raportohet për të lënduar, e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Edhe në Ferizaj është arrestuar një mashkull Kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe më pas ka lënduar edhe zyrtarin policor. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /IndeksOnline/