Dhuna ndaj profesorit shqiptar nga policët malazezë reagon Abazoviq: Policët të cilët kanë probleme, nuk duhet të jenë në shërbim

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pas publikimit të videos ku në doganën e Muriqanit, shihet se si policë malazezë, të shtyrë nga urrejtja etnike, ushtrojnë dhunë mbi profesorin shqiptar, Petraq Milo.
Abazoviq, në një deklaratë para mediave, ka thënë se policët që kanë probleme të ndryshme nuk duhet të jenë në shërbim dhe se pret që policë të tillë të dënohen, sipas ligjeve në fuqi.
“Policët të cilët kanë probleme të ndryshme, nuk duhet të jenë në shërbim. Personat të cilët tejkalojnë autoritetin e tyre duhet të gjobiten në mënyrë adekuate dhe ashtu pres që të ndodh, edhe me shkeljet ligjore që ndokush mund t’i kryej. Departamenti i Policisë do të ketë ndryshime në vazhdimësi”, ka thënë Abazoviq.