75 Mall Live Search
20:22 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / AR

Dhuna në familje/ Bashkëshortët rrahen më së shumti mes vete

Lidhjen e nisin me dashuri. Por, jo të gjitha çifteve të martuara u vazhdon jeta me këtë ndjenjë.

Bile rezulton se bashkëshortët rrahen më së shumti me njëri-tjetrin. Janë mbi 950 raste të raportuara vetëm këtë vit të dhunës në familje, në raportin mes burrit e gruas.

E në më shumë se 2 mijë viktima të dhunës, nuk mungon gati asnjë anëtarë familje në statistika.

Por ajo që është më e shpeshtë, e që merr më tepër vëmendje është dhuna ndaj grave e vajzave, raportimin e të cilave në polici pranojnë se e ka motivuar edhe aktivizmi kundër kësaj dukurie.

Ndonëse rastet e raportuara janë në rritje, sipas aktivistes Luljeta Demolli, ende nuk është në fazën e kënaqshme.