Dhuna në familje/ Një grua nga Prishtina rrah burrin e saj

Një burrë nga Prishtina ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, pas një mosmarrëveshjeje që kishte ndodhur mes tyre. Sipas policisë me vendim të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt. Ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Prishtinë 03.07.2025-17:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/