13:39 / E Martë, 11 Prill 2023 / B O

Dhuna në ndeshjen e Ligës së Tretë, reagojnë “Tigrat” e Deçanit: Ja e vërteta e ngjarjes

Ndeshja e Ligës së Tretë në futbollin kosovar e zhvilluar në vikend në mes të KF Deçanit dhe Dukagjinit nga Gjakova ka kthyer dhunën në futbollin kosovar.

Në raportim thuhej se tifozët vendas të Deçanit kanë sulmuar skuadrën mysafire ndërsa futbollisti Tush Përkolaj ka përdorur dhunë ndaj gjyqtarit Pren Kabashi.

Por këto pretendime po i quan krejtësisht të pavërteta skuadra e Deçanit. Në një deklaratë për media, “Tigrat” akuzojnë skuadrën nga Gjakova për incidentin e krijuar.

“Me shqetësim kemi parë disa lajme të rreme për ndeshjen e zhvilluar ditën e diel me datë 09.04.2023 në mes KF Deçani – KF Dukagjini Gjakovë. Në disa media dhe portale janë shpërndarë video incizime të shkëputura nga konteksti, dhe si të tilla i janë servuar publikut kosovarë.
Realiteti është ky:
Ndeshja ka filluar ashtu siç ishte paraparë, në ora 15:00, përgaditja e ndeshja ka qenë në nivelet më të larta(e cilësuar edhe nga delegati i ndeshjes).
Ekipa mysafire KF Dukagjini, nga minuta e pare, ndeshjen e kanë filluar me tendencë, kanë ofenduar me fjalë fyse lojtarët tanë por edhe referet dhe delegatin e ndeshjes.
Në minutën e 87’ të ndeshjes tek rezultati 5:2 në favor të ekipit tonë, lojtari i KF Dukagjinit e sulmon dhe e grushton referin kryesor të ndeshjes, e si pasoj referi e nderpret ndeshjen. Menihere pas kësaj Drejtori Sportiv i KF Dukagjinit e sulmon dhe e godit lojtarin më numër 4 të KF Deçanit. Të gjitha këto që po i themi i verteton Videoinçizimi që ne ua kemi përcjellë të gjitha organeve përgjegjëse(Lidhjes Rajonale të Futbollit në Pejë dhe Policisë së Kosovës). Sqarim: Duke dashur t’i kursejmë familjarët e gjyqtarit të ndeshjes dhe lojtarit tonë me numër 4 (Pamje të rënda/Sulm nga lojtari dhe zyrtari i KF Dukagjinit) nuk po e postojmë video incizimin e sulmimit të gjyqtarit dhe lojtarit tonë.
Vlenë të ceket se tek skuadra mysafire KF Dukagjini pas fyrjeve të vazhdueshme si dhe pas sulmit ndaj referit dhe lojtarit tone me nr 4, janë ndeshkuar me karton të kuq Kryetari i klubit, dy lojtarë si dhe njëri nga lojtarët që ka sulmuar referin është përcjellur në stacionin policor në Deçan. Këto fakte më së miri i verteton Policia e Kosovës që ishte prezente në takim, por edhe raporti i delegatit të ndeshjes.
Andaj,i lusim të gjitha mediat, që kanë rënë në lajthitje që të evidentojnë mirë këtë rast dhe të bëjnë raportimin e duhur dhe korrekt të ngjarjes.
KF Deçani, ka bërë ristrukturimin e gjithë stafit udheheqës dhe mbarë skuadrës duke pretenduar që në vitet në vijim ta kthej KF Deçanin në majat e futbollit kosovarë, aty ku e ka vendin.
Klubi ynë në asnjë moment nuk e përkrahë dhunën në sport, dhe aktet e tilla i denojmë dhe nuk i pranojmë.
Presim mirëkuptimin dhe pasqyrimin real të situatës” thuhet në reagimin e KF Deçanit./Indeksonline/