Dhuna tema kryesore, sociologët kërkojnë psikologë nëpër shkolla

Kohëve të fundit rastet e dhunës janë bëre tematikat kryesore të ditës. Rasti i përdhunimit të 11-vjeçarës bëri një numër të madh të njerëzve të dalin në rrugë si shenjë revolte.
Sociologu, Jeton Brajshori në një intervistë për IndeksOnline ka treguar se çfarë hapash duhet të ndërmarrin institucionet në parandalimin e këtyre rasteve. Ai bëri të ditur se psikologët dhe sociologët në shkolla do të bënin një ndryshim të madh në edukimin e fëmijëve.
Brajshori nuk e lë anash edhe edukimin familjar, ku është shprehur se familjet duhet të kenë shumë kujdes në sjelljet e tyre gjatë rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve.
“Unë gjithmonë them se baza e gjithë kësaj është familja. Fëmija që nga mosha e hershme, shoqërimi së pari e fillon nga familja, pra fillon t’i imitojë të gjithë anëtaret e familjes, me sjelljet e tyre dhe fjalorin e tyre. Pra, duhet të kemi shumë kujdes se si sillemi më fëmijët në shtëpi, për arsye se fëmijët kur po rriten, në qoftë se e kanë parë dhunën në shtëpi, atëherë këtë po e transmetojnë edhe në rrugë dhe ndaj persona të tjerë”, ka deklaruar ai për IndeksOnline.
Sociologu akuzojë institucionet përgjegjëse për mos marrjen e vendimeve të duhura, gjersa shtoi që kampanjat senzibiluese mund të jenë një pikë ndryshimi dhe shtrirje vetëdijesimi.
“Institucionet duhet të kenë shumë më shumë kampanja senzibiliuese, sa i përket dhunës në familje, sa i përket ngacmimeve seksuale, sa i përket bullizimit dhe në këtë mënyrë do të këtë një shtrirje të vetëdijesimit më të lartë në shoqërinë tonë. Këtu duhet të kontribuojnë edhe psikologët nëpër shkolla, ku do të mbahen kampanja të ndryshme më prindër, më fëmijë, ku do t’i shpjegohet se si ndikon në personalitetin e tyre, mirëpo si ndikon edhe në personalitetin e viktimës në të cilët këta abuzojnë”, ka thënë Brajshori.
Jeton Brajshori për IndeksOnline bëri të ditur se problemet më të mëdha ndodhin gjatë pubertetit ku ka ndryshime biologjike, pastaj si pasojë vijë edhe probleme të ndryshme te dhunës.
“Jo vetëm psikolog, secila shkollë duhet të këtë edhe sociolog edhe pedagogun e shkollës, kur këta të tre do të munden të punojnë sa më shumë më fëmijët dhe më të rinjtë, për arsye së në shkollat fillore, klasa e tetë dhe e nëntë e kanë periudhën e adoleshencës, periudhën e pubertetit, ku shfaqen probleme të ndryshme të fëmijëve, sidomos janë të brishta, të pjesa e femrave, për arsye se edhe ato ndryshimet biologjike vërehen më shumë dhe behën më komplekse. Në këtë mënyrë sociologu, psikologu dhe pedagogu, do të mund të punoni secili në mënyrë e vetë, qe këta të tejkalojnë sa më lehtë dhe të tregohet se si ndikon në zhvillimin e tyre, sjelljet devijante”, vijojë Sociologu./IndeksOnline/