75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 04 Mars 2024 / L K

Dhunë brenda familjes, femra rrahet me mashkullin

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar, një femër dhe mashkull kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshje që kishin pasur.

Raportohet se të dy kanë pranuar tretman mjekësorë dhe pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë.

 “Është raportuar për një mosmarrëveshje në mes të dyshuarit mashkull dhe një femre kosovare, ku sipas tyre pas një mosmarrëveshje verbale të njëjtit më pas kanë sulmuar fizikisht njëri –tjetrin. Lidhur me rastin palëve u është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.