75 Mall Live Search
12:44 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Dhunë familjare në Gjakovë, ia nxori armën gruas derisa po fjaloseshin

Policia e Rajonit të Gjakovës në mëngjesin e djeshëm ka arrestuar një person i cili po ushtronte dhunë psikike ndaj gruas së tij

Gjatë fjalosjes me gruan, ai kishte ekspozuar armën. Policia gjatë kontrollit në banesën e tij ka gjetur dhe konfiskuar  një pistoletë zastava, 17 fishekë e kal.7.65, një pushkë ajrore stoeger, dhe një pale dylbi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/